Ashley Graham dëshiron të bëhet ‘femra e Bondit’, mirëpo ka një kusht.
Modelja e plotë ka pranuar se do t’i pëlqente të ishte pjesë e filmit ikonik, mirëpo me kusht që Idris Elba të jetë në rolin e James Bondit.
“E vetmja mënyrë që të jem një femër e Bondit është nëse Idris Elba do të ishte James Bondi. Ai është shumë i mirë”, ka thënë ajo për Entertainment Tonight.
28-vjeçarja, e cila është martuar me regjisorin Justin Ervin në vitin 2010, ka dëshirë të madhe të luajë në një film për agjentin britanik, saqë do të aktronte pa pagesë.
“Do ta bëja pa para. Megjithatë, mos i tregoni agjentit apo burrit tim për këtë”, ka thënë ajo me shaka. /Telegrafi/