Bukuroshja britanike, Cara Delevingne, një vit më parë befasoi me vendimin për t’u larguar nga modelimi, por ajo së fundmi ka sqaruar se përse e mori këtë vendim.
Cara, e cila filloi karrierën si modele në moshën 16-vjeçare, reklamoi një numër të produkteve të firmave Burrberry dhe Chanel, ndërsa vitin e kaluar u shpall edhe ‘Modelja e Vitit’ në modën britanike.
Por, krejt papritur ajo gjatë verës braktisi modelimin duke thënë se ishte sëmurë nga industria e modës, kurse sot në një postim në Motto, ajo ka thënë se nuk po ndihej e lumtur me modelim.
“Kam qenë 20-vjeçare dhe punova si modele për disa vjet. Çdo gjë ndryshoi. A dija se duhej të bëja ndryshime në jetën time dhe në karrierë. Nuk doja që të prishja suksesin tim. Procesi nuk ndodhi brenda natës”, ka shpjeguar Delevingne.