Site icon Telegrafi

Modelja e famshme në Amerikë kërkon burrë shqiptar: Di të bëj pite dhe të laj enët

Lorena Haliti, një prej modeleve më të famshme në Amerikë dëshiron të ruajë traditat, prandaj në listën e saj nuk përfshihen meshkujt e huaj.

Ajo ka mësuar të gatuajë disa ushqime tradicionale pasi dëshiron të ketë një partner me origjinë shqiptare.

Në një intervistë për “E diell”, Lorena zbuloi se e do burrin “shqiptar tërësisht” pasi familja e ka rritur me këtë frymë.

“Po traditat shqiptare i kam mësuar. Për shembull çajin di ta bëj, tani kam mësuar të bëj edhe piten, edhe enët di me i la”

“S’ka lidhje nëse je modele a jo, rëndësi ka si të ka rritur familja, kulturën edhe traditën e shqiptarëve nuk e harroj dhe nuk e lëshoj”, u shpreh Lorena.

Lexo po ashtu Lorena Haliti kritikohet për fotot provokuese: E di kush jam dhe nuk mund të ndryshojë

Ndryshe, mitrovicasja i ka dhënë fund romancës disa mujore me sportistin amerikan Tanner McEvoy. /Telegrafi/

Exit mobile version