Site icon Telegrafi

Modelja dhe aktorja Stefanie Sherk është vetëvrarë në pishinë

Stefanie Sherk dhe Demian Bichir (Foto: Jason Merritt/Getty Images for LACMA/Guliver)

Vdekja e modeles dhe aktores, Stefanie Sherk, konsiderohet si vetëvrasje, pasi bashkëshorti i saj e gjeti të vdekur në pishinë.

Gjatë të enjtes doli lajmi për vdekjen e saj në moshë 37 vjeçare, ndërsa lajmin e bëri të ditur bashkëshorti i saj, Demian Bichir, i cili njoftoi se ajo ka vdekur disa ditë më parë (të shtunën e kaluar), porse lajmi nuk ishte bërë publik.

Burime nga autoritetet ka thënë për The Blast se aktori po kthehej në shtëpi pasi kishte shkuar të blinte diçka dhe e ka gjetur gruan të vdekur.

Demian Bichir dhe Stefanie Sherk (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Ai i kishte thirrur menjëherë ekipet emergjente, por nuk kanë qenë në gjendje që ta shpëtojnë, transmeton The Sun.

Mjeku Ligjor në qarkun e Los Angelesit e ka shpallur si vetëvrasje vdekjen e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version