Daisy Lowe ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së parë me të fejuarin, Jordan Saul.
Modelja, 33-vjeçare, lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë në Instagram të hënën.
“Dua të ndaj disa lajme për ju – Jordan dhe unë do të kemi një fëmijë”, nis postimi i yllit anglez.
“Ne jemi duke ‘shpërthyer’ nga lumturia. Shumë dashuri për të gjithë ju”, vazhdoi ajo.
Dhe lajmi për fëmijën vjen pasi Daisy dhe Jordan njoftuan martesën në fillim të këtij muaji.
Çifti janë në lidhje për më shumë se dy vjet dhe u panë për herë të parë në një shëtitje romantike së bashku në një park në Londër në verën e vitit 2020.
Dhe që atëherë, kanë ndarë një mori fotografish të përbashkëta për fansat e tyre.
Daisy është vajza e kitaristit Bush Gavin Rossdale dhe stilistes Pearl Lowe. /Telegrafi/