Telegrafi

Modelja britanike thotë se Usain Bolt i kërkoi imazhe provokuese, dy ditë para se të bëhej baba

Usain Bolt dhe Sahri Halliday (Foto: Gettyimages/Guliver)

Modelja britanike, Shari Halliday, po pretendon se sportisti Usain Bolt i ka kërkuar asaj imazhe provokuese, dy ditë para se të lindte fëmija i tij i parë.

Shari thotë se ajo nuk ia kishte idenë se Bolt ishte në një lidhje, derisa bëri të ditur lindjen e fëmijës të dielën e kaluar (17 maj), shkruan The Sun.

“Ndjehem sikur ai duhet të përqendrohet në familjen e tij dhe të mos e kuptoj se çfarë merr ai nga të shkruarit me vajzat e tjera”, kishte thënë ajo.

Shari Halliday (Foto: The Sun)

“Unë u trondita kur kuptova se ai ishte bërë baba, pasi nuk dija për partneren e tij. Unë duhet të bëj hulumtimin mbi njerëzit pak më shumë”, ka deklaruar bukuroshja.

Bolt dhe partnerja e tij, Kasi Bennet, tashmë numërojnë gjashtë vite lidhje që është shoqëruar me probleme të ndryshme, ndërsa në janar njoftuan se po prisnin fëmijë.

Lexo po ashtu E tradhtoi, jo me një por me shumë femra – në fund e dashura vendosi të martohej me të? (Foto)

Më 17 maj të këtij viti, Bennet solli në jetë fëmijën e parë të atletit të famshëm. /Telegrafi/