Modelja britanike, Shari Halliday, po pretendon se sportisti Usain Bolt i ka kërkuar asaj imazhe provokuese, dy ditë para se të lindte fëmija i tij i parë.
Shari thotë se ajo nuk ia kishte idenë se Bolt ishte në një lidhje, derisa bëri të ditur lindjen e fëmijës të dielën e kaluar (17 maj), shkruan The Sun.
“Ndjehem sikur ai duhet të përqendrohet në familjen e tij dhe të mos e kuptoj se çfarë merr ai nga të shkruarit me vajzat e tjera”, kishte thënë ajo.
“Unë u trondita kur kuptova se ai ishte bërë baba, pasi nuk dija për partneren e tij. Unë duhet të bëj hulumtimin mbi njerëzit pak më shumë”, ka deklaruar bukuroshja.
Bolt dhe partnerja e tij, Kasi Bennet, tashmë numërojnë gjashtë vite lidhje që është shoqëruar me probleme të ndryshme, ndërsa në janar njoftuan se po prisnin fëmijë.
Më 17 maj të këtij viti, Bennet solli në jetë fëmijën e parë të atletit të famshëm. /Telegrafi/