Cara Delevingne është një prej modeleve më të njohura botërore britanike.
Pothuajse çdo lëvizje e saj bën bujë në mediat e huaja, ku edhe kësaj radhe ka arritur të jetë në qendrën e vëmendjes së tyre.
Shoqja e këngëtares shqiptare, Rita Ora, ka publikuar në llogarinë personale në Instagram ballinën e revistës Style, ku duket mjaft seksi dhe joshëse, transmeton Telegrafi.
Modelja 24-vjeçare shihet teksa ka të veshur një tutë ndërsa me luledielli mbulon ‘zogun’.
“Unë jam shumë e lumtur me këtë ballinë, ku përmes kësaj mund të ndihmoj kauzën për vetëdijesimin”, ka shkruar në Instagram, Cara. /Telegrafi/