Modelja braziliane Lais Ribeiro tregon mbështetjen për ekipin e saj kombëtar në Kampionatin Botëror.
Ajo pozoi në një plazh e mbështjellë me flamurin jeshil, të verdhë dhe blu, ndërsa bashkatdhetarët e saj përgatiten të luajnë me Kamerunin.
Në korrik, modelja e “Victoria’s Secret”, 32 vjeçe, u martua me partnerin e saj basketbollistin profesionist Joakim Noah, 37 vjeç.
Ajo u fejua me yllin e Chicago Bulls një vit pasi ata u njohën.
Ata u martuan në një ceremoni romantike pranë oqeanit.
Lais pa dyshim do të shpresojë që poza e saj patriotike do t’i sjellë fate Përfaqësuesessë Brazilit dhe do ta shtojë numrin e pesë fitoreve të këtij vendi në Kampionat Botëror.
Modelja e cila ka sfiluar për markën gjigante “Victoria’s Secret” mendoi për një karrierë vetëm para objektivit pasi lindi djalin e saj Alexandre në vitin 2008. /Telegrafi/