Thashethemet qarkulluan prej kohësh, por nuk ishte mohuar e as pohuar nga protagonistët.
Megjithatë, modelja Belen Rodriguez ka konfirmuar tani se është shtatzënë për të dytën herë pasi është nënë e një djali të quajtur, Santiago De Martino.
Ajo dhe i dashuri i saj, Antonino Spinalbese, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.
Lajmi po ashtu është bërë i ditur edhe nga revista Chi, për të cilën të dy dhanë një intervistë.
“Unë jam në muajin e pestë të shtatzënisë dhe jam shumë e lumtur”, i tha ajo të përjavshmes. Dhe shtoi: “Për herë të parë dua një njeri të mirë”.
Belen dhe Antonino ndërkohë janë së bashku që nga vera e kaluar. Të dy shpesh ndajnë me njëri-tjetrin momente të lumtura në rrjete sociale.
Argjentinasja më parë ka qenë e njohur për lidhjet e dashurisë me Stefano De Martino dhe me pilotin Andrea Ianonne. /Telegrafi/