Ish-modelja e Playboy, Ashley Mattingly, i ka dhënë fund jetës së saj, pasi kishte konsumuar në masë të madhe substanca narkotike dhe alkool.
Lajmin tragjik e kanë bërë të ditur familjarët e saj përmes rrjeteve sociale gjatë kësaj fundjave, shkruan Daily Mail.
TMZ raportoi që Mattingly mori jetën e saj të mërkurën në Austin, Teksas, dhe la një shënim, përmbajtja e të cilit nuk është bërë publike.
Trupi i Mattingly u zbulua nga policia tri ditë më vonë pasi një mik lajmëroi emergjencën për të kërkuar një ndihmë, sepse ajo nuk ishte dëgjuar nga brenda disa ditësh.
Familja e saj më pas kishte treguar se 33-vjeçarja kishte luftuar me vartësinë ndaj substancave narkotike dhe alkoolit, dhe ishte përpjekur të heq dorë nga to.
Matting u vendos në Austin rreth dy vjet më parë. Në vitin 2012, ajo ishte viktimë e dhunës në familje kur ish-i dashuri i saj, aktori i “Prison Break”, Lane Garrison, u kap në videon e mbikëqyrjes duke e rrahur në apartamentin e saj në Beverly Hills. /Telegrafi/