Jennifer Lopez nguliti veten në historinë e modës me një nga paraqitjet në “Grammys” me fustanin e gjelbër të markës ‘Versace’, por thuhet se Amber Valletta e bëri atë e para.
Supermodelja, 49 vjeçe, reflektoi në disa nga momentet e saj më ikonike në “Life in Looks” të Vogue, duke përfshirë kur ajo eci në pistë me fustanin ikonik të ‘Versace’.
“Ky fustan është kërkuar në Google më shumë se çdo gjë tjetër në histori. Fjalë për fjalë theu internetin kur Lopez e veshi atë, kështu që është diçka interesante të jesh pjesë e asaj historie”, tha ajo, duke iu referuar veshjes së këngëtares në “Grammy Awards”.
Megjithatë, Valletta – e cila hapi shfaqjen e Versaces ‘Pranverë/Verë 1999’ me fustan – u kujtoi fansave: “Unë e vesha fillimisht”.
“Unë mendoj se kjo ishte si kulmi, seksi Versace”, shpjegoi ajo. “Ishte njëlloj si Donatella, Donatella, Donatella”.
Modelja vazhdoi: “E vesha në pistë dhe më pas padyshim që bëra fushatën. Më pas, J.Lo e veshi atë në Grammy. Ishte një moment ikonik kur ajo veshi atë fustan”.
Në fakt, Donatella Versace e pëlqeu aq shumë fustanin, saqë e veshi edhe vetë – disa muaj para Lopez.
Fustani në fjalë po ashtu shërbeu si frymëzim për shumë njerëz, teksa vite më parë u bënë edhe disa atlete të tilla. /Telegrafi/