Telegrafi

Modelja Alyssa Scott konfirmon se është shtatzënë me fëmijën e 11-të të Nick Cannonit

Foto: E Online

Alyssa Scott konfirmoi se është shtatzënë me fëmijën e 11-të të Nick Cannon përmes disa fotografive që ka publikuar në rrjete sociale.

Modelja ndau dy imazhe të enjten në Instagram, ku shfaqet në një vaskë bashkë me yllin e “Masked Singer”.

Ylli, që është në pritje të ëmbël, u shfaq në këmbë ndërkohë që prezantuesi televiziv e shikonte dhe mbante dorën te barku i rrumbullakosur.

Në një fotografi tjetër, aktori shfaqet duke i dhënë një puthje teksa Scott e shikon duke mbuluar gjoksin me duar.

Lexo po ashtu Nick Cannon zbulon se është bërë baba për herë të nëntë

“Është një mrekulli, një bekim”, tha ajo.

Bashkë-aktorët e “Wild ‘N Out” mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, djalin Zen, në qershor 2021, por i vogli humbi betejën me kancerin e trurit pesë muaj më vonë.

Scott, e cila është gjithashtu nënë e vajzës katërvjeçare Zeela nga një lidhje e mëparshme, ndezi thashethemet për shtatzëninë në maj.

Cannon ka shtatë fëmijë të tjerë me katër gra të tjera, duke përfshirë një grup tjetër binjakësh me Mariah Carey – Moroccan dhe Monroe.

Nick u bë baba për herë të nëntë rreth një muaj më parë nga romanca me modelen 40-vjeçare, LaNisha Cole. /Telegrafi/