Site icon Telegrafi

Modelin sportin 370Z, Nissan e kthen në makinë për të gjitha terrenet me borë (Foto)

Nissan ka zbuluar makinën ekstreme me 330 kuajfuqi, që ka shirita si të tankut dhe ski, me të cilat mund të lëvizë nëpër të gjitha terrenet e mbuluara me borë.

Pos kësaj veçantie, modeli 370Z mund të arrijë prej zero deri në 100 kilometra në orë, për 5.5-sekonda, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, më herët, kjo veturë sportive që nuk shkonte më shpejtë se 155 kilometra në orë dhe nuk i kishte këto mundësi të mahnitshme, të lëvizjes jashtë rrugëve normale.

Inxhinierët e bazës që ndodhet në Yokohama të Japonisë, e kanë transformuar këtë roadster, në ‘makinë të pamëshirshme për borë’ që lëvizë me lehtësi nëpër pistat e garave me ski dhe hapësirat me borë të dendur ndërmjet drurësh.

Ndryshimet që janë bërë te ky Nissan 370Z, do të prezantohen zyrtarisht në Chicago Auto Show, ndërsa nuk pritet se mund të hyjë ndonjëherë në prodhim. /Telegrafi/

https://youtu.be/86FCpE8Yph0

Exit mobile version