Këto ditë nëpër rrugët e Nju-Jorkut fotografët kanë fotografuar dy manekine të njohura, Gigi Hadid dhe Elsa Hosk, në kombinime të shkëlqyeshme ditore, të cilat menjëherë kanë tërhequr vëmendjen tonë.
Theksi i këtyre stileve definitivisht janë pantallonat me bel të lartë, të cilat kanë pamje afariste, gjë që janë zgjedhje e shkëlqyeshme për të gjitha femrat afariste të cilat nuk i duan pjesët e rrobave klasike dhe komplete, por megjithatë në vendin e tyre të punës patjetër duhet t’i përmbahen kodit të caktuar.
Mirëpo nëse i kombinoni me fanellat e popullarizuara ‘crop top’ dhe ‘T-shirt’, mund t’i vishni edhe për raste solemne.
Këtë e dëshmojnë edhe këto dama…, transmeton Telegrafi.