Nissan së fundmi ka prezantuar modelin e ri në Japoni, GT-R 2025, veturë kjo e cila planifikon të shpërndahet në tregje për shitje gjatë muajit qershor.
Ndryshimi i vetëm mekanik i modelit të ri është për edicionet Premium T-spec dhe Track.
Brenda hapësirës së motorit të këtyre dy versioneve, Nissan ka instaluar një pllakë alumini dhe një ngjyrë ari.
Edicioni Premium karakterizohet nga ambienti i brendshëm i kaltër, i quajtur si ‘Blue Heaven’, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.
Ky model me këtë nivel të dekorimit kushton rreth 105,400 dollarë (afro 96 mijë euro), por ka edhe një version më të lirë Pure i cili kap vlerën e 97 mijë dollarëve ( mbi 88 mijë euro). Ndërsa më i shtrenjti i grupit është edicioni special Nismo me 207 mijë dollarë (189 mijë euro).
Kompania ka theksuar se prodhimi i modelit të ri do të jetë i kufizuar, aq sa do t’i duhet t’i refuzojë disa porosi nëse kërkesa tejkalon ofertën.
Ky lajm ka nxitur thashetheme për largimin nga tregu të modelit R35 pas këtij viti.
Me kusht që R36 të debutojë në vitin 2030 dhe R35 të largohet këtë vit, Nissan me sa duket do të jetë pa një veturë sportive kryesore në linjën e tij për rreth pesë vjet. /Telegrafi/