Alfa Romeo ka konfirmuar se modeli më i ri crossover i markës italiane do të prezantohet në prill.
Ekspertët e Alfa-s po finalizojnë detajet e fundit të modelit Milano, premiera zyrtare e së cilit do të jetë me 10 prill.
Bëhet e ditur se një sërë testesh dinamike dhe manovruese po kryen në kantierin Balocco, i njohur historikisht si terren testimi.
Ndërsa Milano do të jetë modeli i parë elektrik nga Alfa, ka të ngjarë që të vijë me performancë më të mirë, dhe të jetë mjaft interesant për t’u vozitur.
Duke u bazuar në fotot e publikuara, mund të thuhet se Milano ndan shumë karakteristika të dizajnit me Stelvio Tonale.
Me prezantimin e modelit të ri, Alfa Romeo thekson qëllimin e saj për elektrizimin e tërësishëm të modeleve. /Telegrafi/