Pavarësisht se a jeni prodhues filmash, ‘vlogger’, artist i ri, apo thjesht dëshironi të regjistroni kujtime, me modelin e ri të GoPro, ju mund të realizoni gjëra të paimagjinueshme deri tani!
GoPro HERO8, është kamera më e mirë që GoPro ka sjellë në treg ndonjëherë.
GoPro ka arritur të përmirësojë në mënyrë drastike karakteristikën më të fortë që e ka – stabilitetin e videos gjatë xhirimit.
Harroni kohën kur gjatë skijimit, çiklizmit, apo ndonjë aktiviteti tjetër sportiv, kamera juaj është dridhur apo nuk ka qenë stabile.
Opsioni ‘HERO8 Black Mods’ është risi tjetër që GoPro ka sjell, dhe që e shndërron atë në një kamerë profesionale.
Ky opsion përbëhet nga 3 aksesorë shtesë: ‘Display Mod’- ekran shtesë i cili ju mundëson pamje më të mirë gjatë xhirimit; ‘Media Mod’ – mikrofon që merr zërin direkt; dhe ‘Light Mod’ – dritë e cila ndriçon çdo hapësirë.
Të tri këto aksesorë, dalin në shitje në dhjetor, dhe duhet të blihen si produkte shtesë.
Ndërkohë, sa i përket performancës, GoPro ka përmirësuar të gjitha karakteristikat e saj.
Lentet digjitale (digital lenses), ju mundësojnë të kapni foto apo video sipas kornizës tuaj të dëshiruar: të ngushtë (27mm), lineare (19-39mm), të gjerë (16-34mm), dhe ‘super view’, (16 milimetërshe).
‘Hypersmooth’, është karakteristikë tjetër e përmirësuar rrënjësisht, e cila sjell stabilitet maksimal të videos gjatë xhirimit. Ndërkohë nëse të duhet stabilitet shtesë, mund ta përdorësh modalitetin Boost për pamje edhe më stabile.
Efekti ‘TimeWarp’ është përmirësuar po ashtu. Me këtë efekt, ju mund ta përshpejtoni apo ngadalësoni videon tuaj gjatë xhirimit.
Për ta porositur GoPro HERO8, apo thjeshtë për të kuptuar detaje tjera dhe për të marrë këshilla profesionale rreth produktit, vizitoni faqen e Gjirafa50, duke klikuar këtu (https://gj.al/Z1M08L).
Gjirafa50, është dyqani më i madh i blerjeve online në vend, me produktet e fundit teknologjike (mbi 60.000), me transport falas për çdo produkt, dhe me pagesë kesh pasi që ta pranoni porosinë.
Artikull i sponsorizuar