Eva Longoria na dha një inspirim të ri
Aktorja, të cilën bota e njohu në serialin “Shtëpiake të dëshpëruara” si bukuroshja Gabriel, njihet për flokët e saj të gjatë gështenjë, të cilat i ka kuruar prej vitesh.
Megjithatë, ajo tani ka vendosur të ndryshojë tërësisht modelin e saj të flokëve, kështu që u shfaq me një gjatësi të re flokësh në ndarjen e shpërblimeve Glamour Mexico Awards për Gratë në vitin 2023.
Në vjeshtë, Eva vendosi të fillojë me një model flokësh të ri, ndaj shkurtoi kaçurrelat e gjata dhe u shfaq me një bob, i cili çdo vit po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar, transmeton Telegrafi.
Aktorja është shfaqur me një fustan metalik që ndjek vijën e trupit dhe arrin deri në tokë. Përveç fustanit efektiv, ajo kishte një grim më të fortë – buzëkuq të kuq dhe sy të theksuar.
Besojmë se shumë zonja në mbarë botën do të gjejnë në modelin e ri të flokëve të Evës një justifikim për shkuarjen e tyre të radhës te parukeri.
/Telegrafi/