Buggati është duke punuar në hipermakinën e re, që do të quhet Chiron EB 16.4, që do ta zëvendësojë modelin ikonë Veyrone.
Deri më tani kanë qarkulluar shumë thashetheme me spekulime, se si do të duket dhe çfarë fuqie do të ketë, transmeton Telegrafi.
Auto Bild ka mësuar nga një bashkëpunëtor i afërt me kompaninë, se Chiron do të ketë matës të kalibruar të shpejtësisë, që shënon 500 kilometra në orë, megjithëse do të lëvizë vetëm deri në 467 km/h.
Shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, do ta arrijë për 2.2-sekonda, që e bën një nga vetura më të shpejta që për momentin janë në përdorim.
Këtë shpejtësi marramendëse, Chiron EB mund ta arrijë fal 1,500-kuajve fuqi.
Ndryshe, Buggati pritet t’i prodhojë vetëm 500 njësi të këtij modeli, nga 100 për çdo vit. /Telegrafi/