Site icon Telegrafi

Modeli i radhës iPad Pro me ekranin OLED mund të vijë me një hapësirë ruajtjeje maksimale prej 4 TB

Modeli i radhës iPad Pro i parë me një ekran OLED që pritet të lansohet në fillim të vitit 2024, do të jetë i disponueshëm me hapësirë ruajtje prej 4TB, sipas një burimi korean.

I njëjti burim sugjeron se hapësira ruajtëse e iPhone 15 Pro mund të fillojë me 256 GB derisa maksimalja do të jetë me 2TB, transmeton Telegrafi.

Apple aktualisht ofron modelet iPad Pro me një opsion prej pesë niveleve të hapësirës së pajisjes, që përfshijnë 128 GB, 256 GB, 512 GB, 1 TB dhe 2 TB, kjo e fundit ishte shtuar në vitin 2021.

Raporti vjen nga blogeri korean yeux1122, duke cituar burime të paidentifikuara të zinxhirit të furnizimit.

Ndryshe, më 12 shtator Apple pritet të lansojë linjën e iPhone 15, një seri që do të vijë me shumë veçori të reja. /Telegrafi/

Exit mobile version