Mjekët thonë se modeli Tales Soares ka mundur të ketë ndonjë defekt të lindur të padiagnostikuar.
Modeli brazilian vdiq në pistën e modës të shtunën, derisa po reklamonte koleksionin e brendit Ocksa në Javën e Modës në Sao Paulo.
Model dies after falling ill on catwalk https://t.co/he21sprYra #TalesSoares pic.twitter.com/uc5qNt59jp
— The Washington Times (@WashTimes) April 28, 2019
26-vjeçari u rrëzua derisa po ecte nëpër pistë, ndërkohë që stafi mjekësor intervenoi për ta shpëtuar, por pa sukses dhe më pas Soares u dërgua në spital ku u shpall i vdekur.
Sipas gazetës Folha de Sao Paulo, mjekët i kanë thënë familjes se modeli ka ndërruar jetë nga ndonjë sëmundje kongjenitale (e lindur), e cila nuk ishte diagnostikuar.
Në ndërkohë, akoma nuk është treguar shkaku i vdekjes së Soares. Derisa po vazhdojnë ekzaminimet, autoritetet e kanë quajtur si vdekje të papritur pa shkak të përcaktuar. /Telegrafi/
https://youtu.be/s5_AkcL_O2Y