Site icon Telegrafi

Modeli më i popullarizuar i xhinseve në 2019-n

Me vitin e ri na vijnë edhe modele dhe trendë të rinj, ndërkaq interesim të veçantë do t’ju tërheqin ndryshimet në modë, kur është fjala për xhinset.

Në të vërtetë, sivjet nga froni i modës zbresin këto që për shumicën janë të preferuara xhinset e ngushta, transmeton Telegrafi.

Meqenëse në skenën e modës, gjatë sezonit të kaluar janë prezantuar disa modele të xhinseve, të cilat i kanë ngazëllyer bartëset e trendeve, ekspertët e modës konsiderojnë që xhinset më të preferuara sivjet do të jenë ato me prerje të rrafshët.

Më të përshtatshme janë kombinimet e veshjeve të rehatshme të stilit të rrugës, prandaj për shumicën e femrave do të jetë zgjedhja e parë për veshje të përditshme, me rastin e daljes nga shtëpia.

Posaçërisht interesante janë modelet e zeza dhe të bardha të këtyre xhinseve, të cilat mund të kombinohen me detajet e ngjyrave interesante!

/Telegrafi/

Exit mobile version