Nëse jeni adhuruese e çizmeve të larta, do të kënaqeni sepse ky model femëror dhe mbresëlënës është rikthyer me stil të lartë në skenën e modës
Stilistët janë unanimë në mendimin e tyre se gjithmonë mund të mbështeteni në një palë çizme të mira të përjetshme kur dëshironi të lartësoni dukjen tuaj të përgjithshme dhe t’i jepni çdo kombinimi një përfundim elegant, kjo vlen veçanërisht për veshjet e vjeshtës.
Për këtë sezon, njohësit e modës sugjerojnë çizmet që shkojnë deri te gjuri, po aq të kërkuara janë ato klasike me taka, si dhe variante më të forta, si të gjitha modelet biçiklist që po rijetojnë ditët e tyre të yjeve.
Pak janë ato yje që nuk kanë veshur çizme të larta së fundmi: Eva Longoria, Emily Ratajkovski, Irina Shayk, etj., – transmeton Telegrafi.
Se çizmet e larta janë një hit e kanë treguar së fundmi edhe trendesistet e javëve botërore të modës të veshura gjithmonë shkëlqyeshëm, të cilat janë gjithmonë në hap me trendët më të fundit.
Sigurisht që nuk ka rregulla strikte, ndaj mund ta kombinoni me veshje që nxjerrin në pah këmbët tuaja.
E zeza është gjithmonë hit, edhe pse ngjyrat më efektive do të gëzojnë veshjen tuaj, kështu që zgjedhja varet nga ju dhe një gjë është e sigurt – nuk ka vend për gabime në cilin model dhe ngjyrë zgjidhni. /Telegrafi/