Y/Project është një markë modeste pariziane.
Dje (e mërkurë) ajo ka prezantuar koleksionin vjeshtor të vitit 2022 për meshkuj.
Sfilata u mbajt në një pistë të gjatë sa që iu deshën plot katër minuta modeleve të kalonin nga njëri skaj në tjetrin.
Pjesë e kësaj sfilate ishte edhe modeli nga Kosova, Jon Gashi.
I njëjti ka bërë debutimin e tij në muajin korrik, ku mori pjesë si model në sfilatën e markës Yves Saint Laurent, për koleksionin e meshkujve Pranverë/Verë 2022 në Itali.
Joni u pa i veshur me një xhaketë ngjyrë kafe me pjesë leshi në disa pjesë të saj që i shtonin veçanti veshjes, së bashku me një shall në të njëjtën ngjyrë, por në një nuancë më të zbehtë.
Në pjesën e poshtme kishte të veshura pantallona ngjyrë hiri të zbehtë dhe këpucë që i kombinoheshin në mënyrë fantastike me shallin.
I njëjti gjatë muajit shkurt të vitit të kaluar kishte një mundësi për të sfiluar për markën me famë botërore, Gucci në Milano, por që e kishte të pa mundur shkaku i vizës. Për këtë shqetësim ai i kishte replikuar në Twitter ish-ambasadorit të Italisë në Kosovë. /Telegrafi/
https://twitter.com/jongashi__/status/1363815495712055303