Telegrafi

Modeli italian promovon koleksionin e ri të Valdrin Sahitit (Foto/Video)

Kreatori i famshëm kosovar, Valdrin Sahiti gjithnjë befason publikun me idetë e tij kreative dhe të guximshme.

Së fundmi, ai ka angazhuar manekenë italian për të promovuar koleksionin e tij të ri pranverë – verë 2017.

Për t’i promovuar veshjet e reja të VS Man dhe modelet e reja të fustaneve për femra, Valdrin Sahiti ka bërë një fotosesion të ri në peizazhin e Apollonisë, dhe kësaj ngjarje Sahiti ia ka kushtuar edhe një video e cila është e bërë në stil dhe elegancë, sikurse bëjnë shumica e emrave botëror të industrisë së modës.

Por, befasia e këtij fotosesioni ka qenë manakeni italian, i cili shihet në veshjet e VS Man, si dhe manekenet shqiptare të cilat kanë veshur fustanet dhe kreacionet më të fundit kushtuar dasmave. Nuk dihet nëse ka edhe personazhe tjera të huaja të modës të cilët Sahiti nuk i ka zbuluar, por së paku kështu besohet.

Por duke e parë rritjen e biznesit të tij, sidomos me veshjet për meshkuj, hyrjen e furishme të tij në tregun e Shqipërisë me veshje dhe dyqane, por edhe dhe anagazhimin e fundit nga stilisti kosovar, mund të thuhet se ambicia e tij sigurisht është të tejkalojë kufijtë shqiptarë dhe depërtimi në skenat më të mëdha të botës së modës.

E me këtë cilësi të veshjeve por edhe investim në brendin e tij, duket se një gjë e tillë nuk është aspak e largët.