Telegrafi

Modeli i ri i telefonit Nexus do të bëhet nga Huawei

Mirëpo përveç LG’së, edhe Huawei janë përfolur si emër që janë në prag të arritjes së marrëveshjes për prodhimin e modeleve të reja të Nexus, që do të thotë se Google do të lansojë dy telefona të mençur Nexus këtë vit.

Telefoni i ri Huawei Nexus me sa duket do të vijë me një ekran prej 5,7 inç, ekranin OLED në Quad HD prej 260 x 1440 pikselëve.

Telefoni i parë i Huawei Nexus gjithashtu thuhet se do të mbështetet edhe nga procesori i Qualcomm Snapdragon 810 octa-core 64 bit, në vend të procesorit të vet kompanisë kineze, dhe nëse ndodhë kështu atëherë kjo do të sugjeronte se Google kishte ndikim në krijimin e harduerit të telefonit.

Deri tani këto janë vetëm specifika të cilat përfolen për modelin e ri të telefonit të Google Nexus, por ende nuk dihet nëse këto raportime do të rezultojnë si të vërteta. (Telegrafi)