Telegrafi

Modeli i ri i telefonit LG me procesor L9!

Procesori LG L9 është i mbështetur nga ARM, dhe i njëjti pritet të dal në treg së bashku me modelin e ri të telefonit LG Android i cili do të prezantohet gjatë muajit shtator, ndërsa ekrani i kësaj pajisje do të mbështetet edhe nga LG True HD.

Për më shumë, pritet që modeli i ri i telefonit nga LG të vijë me kamerën e pasme me së paku 10 mega-piksel, mirëpo më shumë detaje se kaq nuk janë zbuluar. / Telegrafi /