Telegrafi

Modeli i ri i iPad në prodhim e sipër?

Sipas raportimit të gazetës amerikane The Wall Street Journal, kompania Apple tanimë ka filluar me prodhimin e versionit të ri të kompjuterit të vet tablet – iPad.

Tableti i ri i Apple do të duhej të ketë procesor më të shpejtë dhe kamerë të integruar për video konferenca, mirëpo do të ketë ekran të rezolucionit të njëjtë si modeli i parë, pohohet në raportim.

Po ashtu theksohet se modeli i ri i iPad në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të duhej të shitet nëpërmes partnerëve ekzistues, respektivisht AT&T e Verizon Wireless, me të cilën gjë sugjerohet se do të mund të mbështeste të dy standardet konkurrente për rrjetet mobile, respektivisht GSM e CDMA. Mirëpo në raportim nuk ka informata se kur iPad i ri do të mund të gjendej në treg dhe me çfarë çmimi.

Si zakonisht, përfaqësuesit e Apple nuk kanë dashur të komentojnë këto thashetheme. /Telegrafi/