Telegrafi

Modeli i ri ekonomik i Shqipërisë

Sipas Bankës së Shqipërisë, modeli i ri nuk do të aplikohet menjëherë, por parashikohet që të japë një alternative të re për zhvillimin e vendit, 10 apo 20 vitet e ardhshme.

Anëtari i bordit të Bankës Qendrore, Adrian Civici, sqaron se hapat e ndjekura deri më tani kanë rezultuar efikase, por nga ana tjetër duhet të merren masa për ndryshimet në të ardhmen.

Ndërsa ekspertet e ekonomisë mendojnë se resurset e këtij sistemi nuk mund të jenë të përhershme dhe për këtë arsye duhet një model tjetër. Në këtë kontekst ekspertët sugjerojnë që sistemi i ri duhet të përqendrohet në energjetike dhe në bujqësi./Telegrafi/