Telegrafi

Modeli i parë i Nokia Windows Phone 7, në zhvillim

Reuters ka raportuar se drejtori ekzekutiv i Nokia’s, Stephen Elop e ka konfirmuar projektin dhe zhvillimin e modelit të parë të telefonit që do të kalojë në sistemin e ri operativ.

Ky aktivitet i Nokia’s shihet si shumë i shpejtë, duke e marrë parasysh se gjiganti i telefonave mobil para vetëm një muaji kishte paralajmëruar partneritetin e saj me gjigantin tjetër të softuerit, kompaninë Microsoft.

Hapi i ndërmarrë nga kompania Nokia shihet si një lëvizje strategjike dhe me shumë peshë për kompaninë, duke e marrë parasysh se ky prodhues për dekada me radhë ka prodhuar telefona mobil të cilat i ka bazuar në sistemin e saj operativ, Symbian.

Telefoni i parë mobil Nokia i cili do të bazohet në sistemin operativ Windows, do të shënojë një pjesë tjetër të historisë së kompanisë, e cila planifikon që ta prezantojë modelin e saj të parë në sistemin e ri operativ gjatë fillimit të vitit 2012.  / Telegrafi /