Site icon Telegrafi

Modeli i flokëve zbulon personalitetin

Kaçurrela natyrale apo karre djaloshare? Më shumë sesa zgjedhje e floktarit, është e personalitetit tënd, shkruan revistaclass.

Kaçurrela natyrale
Janë një tipar në zhdukje dhe është vetëm një kategori e vogël femrash që kanë në dorë vazhdimësinë e tij. Cilat janë ato? Femrat që nuk duan të duken si të sapodala nga parukeria, apo që janë aq të angazhuara me punën apo familjen, sa nuk kanë shumë kohë të merren me flokët.

Modeli me balluke anash
Balluket anash janë shumë trendi. Ky model flokësh pëlqehet sigurisht nga femrat moderne, por edhe nga profesionistet e suksesshme. Ai është i përshtatshëm për në punë dhe shumë funksional dhe për mbrëmjet jashtë me familjen. Prandaj, balluket anash janë modeli i preferuar nga femrat me shumë angazhime.

Flokë të gjatë me shkallëzim
Femrat me flokë të gjatë me shkallëzim janë shumë klasike dhe me vetëbesim. Ky model flokësh nxjerr në pah fytyrën dhe tregon që ke shumë besim te pamja fizike. Është sigurisht edhe një model shumë trendi. Në të vërtetë, shumë femra zgjedhin këtë model flokësh, sepse është i lehtë për t’u mbajtur, por edhe sepse shkon me gjithë llojet e fytyrave.

Flokë shumë të gjatë
Flokët e gjatë zakonisht tregojnë që u trembesh ndryshimeve dhe të pëlqejnë më shumë gjërat tradicionale. Flokët shumë të gjatë i mbajnë zakonisht femrat që nuk kanë mjaftueshëm vetëbesim për t’i prerë flokët dhe për të ekspozuar fytyrën. Shpesh këto femra duan të fshihen pas flokëve. Megjithatë, jo të gjitha femrat me flokë të gjatë nuk kanë vetëbesim, disa thjesht nuk kanë dëshirë të ndryshojnë pamje. Flokët e gjatë mund të jenë shumë tërheqës dhe femërorë, por mund të tregojnë dhe që nuk i ke qejf aventurat.

Flokët e shkurtër
Ky model flokësh mbahet zakonisht nga femrat me më shumë vetëbesim. Këto femra shohin bukurinë dhe vlerat e vërteta te vetja dhe u pëlqen pamja natyrale. Fytyra do vihet shumë në pah nga modeli i flokëve shumë të shkurtër dhe vetëm gratë që mendojnë që janë tërheqëse do e zgjidhnin.

Modeli karre
Karreja është modeli tipik i atyre femrave që nuk duan t’i presin flokët të shkurtra fare dhe kërkojnë një alterantivë më të sigurt. Shumica që i mbajnë flokët në këtë model, janë me vetëbesim, por jo shumë të guximshme. Ato ecin në vijën midis sigurisë dhe rrezikut e ky model flokësh qëndron pikërisht në mes. /Telegrafi/

Profil: Nora Fejza
Foto: Veton Osmani

 

 

Exit mobile version