Modeli I dy Gjermanive lindi si problem për shkak se Gjermania u copëtua në dy pjesë në vitin 1945, në Konferencën e Potsdamit, mbi bazën e teorisë së fituesve të luftës. Ajo ishte një ndarje e një kombi në dy shtete. Ndërsa në marrëdhëniet Serbi-Kosovë, kemi të bëjmë me dy kombe të ndryshme: serb dhe shqiptar. Të ofrosh modelin e dy Gjermanive në marrëdhëniet Serbi-Kosovë do të thotë të asimilosh kombin shqiptar në Kosovë dhe ta trajtosh atë si pjesë të kombit serb. Asnjëherë nuk është shfaqur ide më antishqiptare sesa një ide e tillë nga Brukseli.
Kjo ide është edhe antihistorike, pasi injoron historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Në shpalljen e pavarësisë më 28 Nëntor 1912, kur u shpall pavarësia e Shqipërisë natyrale, Kosova ishte pjesë e Shqipërisë natyrale, siç ishin të tilla edhe Lugina e Preshevës, trojet shqiptare në Maqedoni edhe trojet shqiptare në Mal të Zi. Por, Konferenca e Londrës, e ngjashme në thelb me Konferencën e Potsdamit, e copëtoi në pesë pjesë kombin shqiptar
Korrigjimi I historisë, në rastin e Kosovës do të ishte lejimi I saj për tu bashkuar me pjesën e kombit shqiptar, që është Shqipëria. Ajo që ishte e drejtë për Gjermaninë. e cila u bashkua në vitin 1989, nuk ka përse të jetë e padrejtë për Shqipërinë.
Lista për Shqipëri Natyrale hedh poshtë si antishqiptare, antidemokratike, shoviniste, idetë që vijnë nga Brukseli apo nga Berlini që marrëdhëniet Serbi-Kosovë të rregullohen sipas modelit të dy Gjermanive. Të synosh të aplikosh një tezë të tillë, do të thotë luftë me pasoja të paparashikueshme për vetë Evropën.
Lista për Shqipëri Natyrale I bën thirrje politikës shqiptare në Prishtinë ta refuzojë këtë ide që synon shndërrimin e shqiptarëve në serbë. Aplikimi I modelit të dy Gjermanive në rastin e Kosovës, do të thotë vetëm bashkimi I saj me Shqipërinë.