Telegrafi

Modeli i ardhshëm i iPhone (Foto)

Mirëpo, thashethemet që qarkullojnë sugjerojnë se kompania mund t’i braktisë këto plane, duke e kapërcyer lançimin e versionit 6S këtë vjeshtë për të kaluar direkt te prodhimi i iPhone 7. Diferenca mund të jetë e vogël, por sugjerohet se modeli i ardhshëm i iPhone mund të shënojnë një përmirësim thelbësor në serinë e iPhone6.

Tani po spekulohet për një tipar të ri siç është “Force Touch”. Këto pretendime janë bërë nga analisti i “KGI Securities”, Ming-Chi Kuo, gjatë një bisede me investitorët ditën e martë, raporton “MacRumors”.

Ai tha se brezi i ardhshëm i iPhone mund të përmbajë “Force Touch”, i shtuar së fundmi te ora inteligjente, “Apple Watch” dhe “MacBook”-u i ri. “Force Touch” ndjek presionin e klikimit të përdoruesit dhe përgjigjet në varësi të tij.

Pritet shtimi i 300 emoji-ve të rinj, përfshirë edhe të shumëpërfolurat ikonat e njerëzve me raca të ndryshme, si dhe thirrjet Wi-Fi me më tepër rrjete. Njerëzit që përdorin “Sprint” në ShBA dhe EE në Britani mund t’i përdorin iPhone-t e tyre për të bërë thirrje duke përdorur rrjetin, në vend të sinjalit të telefonit.

Seti do të laçohet gjatë këtij viti, sipas sajtit kinez “Feng.com” dhe mund të plotësojë serinë aktuale të ekraneve me madhësi 4.7 dhe 5.5 inç.

Në veçanti, ky sajt e ka quajtur dizajnin e ri “miqësor me femrat”, duke marrë parasysh faktin se femrat kanë duar më të vogla se meshkujt. Modeli i ri mund të njihet si iPhone 6C, ose bazuar në parashikimet e zotit Kuo, si iPhone 7C.