Bëhuni gati që getet e këtilla t’i vishni bashkë me atletet që janë në trend, me fanella të gjera dhe mantele pa mëngë.
Falë numrit të madh të disenjatorëve siç janë Stella dhe Alexender Wang, moda “ready-to wear” tashmë një kohë po gërshetohet me pjesë rrobash nga gardëroba sportive, gjë që shumë manekine kanë depërtuar mu në epiqendër të trendëve të modës.
Getet e reja kryesisht janë të punuara nga pambuku dhe elastina, ndjekin linjën e këmbëve dhe kryesisht kanë nga fundi prerje të cilat i bëjnë moderne dhe atraktive.
Në vazhdim po ju tregojmë disa modele të reja të geteve, transmeton Telegrafi.
Favoriti ynë: getet pastel ngjyrë të trëndafiltë me nënshkrimin e brendit Free People, të cilat e hapin tërë nyjën e këmbës. /Telegrafi/