Site icon Telegrafi

Modeli GT4 nga Mercedes-Benz, që lansohet më 2019 (Foto)

Kompania gjermane ka njoftuar për modelin e ri që do lansojë pas tri vitesh.

Kjo makinë, që duket ‘sikur ka kaluar nëpër tavolinën e kirurgut kozmetik’, ka një pamje shumë të veçantë.

“I ulët, i gjerë, kompakt dhe agresiv”, është përshkruar kjo veturë, që do t’i ketë katër dyer, transmeton Telegrafi.

Për dallim nga modelet tjera nga i njëjti prodhues, linjat dhe formësimet në këtë rast janë shumë më ndryshe.

Nuk bëhen të ditura detajet e kësaj veture qe do të jetë sportive, por e përshtatshme edhe për udhëtim familjar. /Telegrafi/

Exit mobile version