Site icon Telegrafi

Modeli i dytë më i vjetër Lexus, do të ketë ndryshime shumë të mëdha (Foto)

Shfaqet edhe dukja që mund ta ketë

Lexus GX është modeli më i vjetër nga kjo kompania japoneze, që është për dhjetë vjet në treg me ndryshime shumë të lëhta, transmeton Telegrafi.

Të vetmet ndryshime të mëdha, i janë bërë në vitin 2013, kur i është vënë grilli i ri si dhe dritat e reja LED.

Derisa është bërë e ditur se do të të ketë ndryshime shumë të mëdha, kompania Kolesa e ka dizajnuar këtë model, në dukjen e përshtatshme për makinat modern. Vërehet se është zgjeruar në masë të madhe, ndërsa ka edhe fryrje në shumicën e pjesëve të eksterierit.

Ende nuk dihet se kur do të lansohet, por besohet se Lexus GX do ta ketë motorin e ri, që do të ketë edhe më shumë fuqi. /Telegrafi/

Exit mobile version