Pantallonat “cigaret”, të prera mbi nyell të këmbës, këtë sezon po kthehen me të madhe, para së gjithash për shkak të dozës së lartë të elegancës.
U dedikohen vajzave shtatgjata, mund të barten edhe në variante sportive, me xhemperë të gjerë, të predimensionuar dhe me këpucë të rrafshëta, por në mbrëmje – me këmishë të gjatë dhe me këpucë me platformë.
Pantallonat “cigaret”, gjatë viteve pesëdhjetë ishin të popullarizuara falë ikonës së modë, Odri Hepbern. /Telegrafi/