Një model 26 vjeçar ka vdekur pasi e ka humbur vetëdijen gjatë parakalimit në pistë në Javën e Modës në Sao Paulo.
Tales Soares merrte pjesë në spektaklin e modës së brendit Ocksa kur është rrëzuar. Ai është dërguar në spital, mirëpo mjekët nuk kanë arritur ta kthejnë në jetë.
Model dies after falling ill on catwalk https://t.co/he21sprYra #TalesSoares pic.twitter.com/uc5qNt59jp
— The Washington Times (@WashTimes) April 28, 2019
Publiku fillimisht kishte menduar se ishte pjesë e spektaklit, ndërkohë që modelët tjerë janë tmerruar teksa ekipet emergjente kanë hyrë për t’i ndihmuar dhe e kanë bartur nga skena.
Vdekjen e kanë konfirmuar organizatorët e evenimentit përmes një postimi në rrjetet sociale, porse nuk kanë dhënë detaje për shkakun e vdekjes.
Në internet janë publikuar video nga momenti i rrëzimit të Soares, i cili më pas ka ndërruar jetë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=s5_AkcL_O2Y