Telegrafi

Modeli i aeroplanit të Prigozhinit që u rrëzua dje ka patur vetëm një aksident – përplasjen me Boeing

Modeli i aeroplanit Embraer që u rrëzua në Rusi, ‘me kreun e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin’, ka vetëm një aksident të regjistruar në historinë e tij dhe nuk lidhej me problem mekanik.

Autoritetet ruse thanë se Prigozhin ishte në bordin e një aeroplani privat që u rrëzua të mërkurën mbrëma, ku si pasojë humbën jetën të gjithë në bord.

Agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se ishte një aeroplan brazilian Embraer, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Flightradar24 publikon të dhëna për momentet e fundit të fluturimit të aeroplanit të Prigozhin-it

Embraer njoftoi se është në dijeni të rrëzimit të aeroplanit në Rusi, në të cilin ishte përfshirë modeli Legacy 600, por shtoi se nuk ka informacione të mëtejshme për rastin dhe se nuk ka ofruar shërbime mbështetëse për aeroplanin që nga viti 2019.

“Embraer u pajtua me sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj Rusisë”, tha kompania.

Sanksionet i pengojnë prodhuesit perëndimorë të aeroplanëve të ofrojnë pjesë ose mbështetje për aeroplanët që operojnë në Rusi.

Lexo po ashtu ISW publikon detaje të asaj që ndodhi para rrëzimit të aeroplanit, a u ‘vra’ Prigozhini për shkak të Afrikës?

Faqja e internetit Flightradar24 tregoi se Embraer Legacy 600, që besohet se transportonte Prigozhinin, u zhduk nga radari në orën 16.11. Një video në mediat sociale tregon se aeroplani i ngjan një aeroplani privat që bie në drejtim të tokës.

Legacy 600 hyri në shërbim në vitin 2002, sipas International Aviation HQ, dhe gati 300 u prodhuan derisa prodhimi pushoi më 2020.

Ka pasur vetëm një aksident të regjistruar me Legacy 600, sipas International Aviation HQ, dhe ndodhi në vitin 2006 kur u përplas në mes të fluturimit me një Boeing 737-800 gjatë udhëtimit nga fabrika Embraer për në Shtetet e Bashkuara.

Aeroplani Boeing u rrëzua dhe të gjithë 154 pasagjerët vdiqën. Piloti i Embraer uli aeroplanin pa viktima. /Telegrafi/