Telegrafi

Modelet të reja të Sony në Windows Phone, së shpejti?

Më saktë, është thënë se Microsoft ia ka dhënë rreth 500 milionë euro kompanisë Sony pet krijimin e disa modeleve të reja në Windows Phone, edhe pse ky lajm ende nuk është konfirmuar nga asnjëra palë.

Mirëpo, sipas The Verge thuhet se gjatë verës së këtij viti mund të shohim disa modele të reja të telefonave të Sony me Windows Phone, dhe njëra ndër datat e mundshme të lansimit të llojit të parë të kësaj linje pritet të jetë muaji korrik.

Tashmë dihet se Sony është në bisedime me Microsoft, pasi që këtë e kishte konfirmuar më herët vetë drejtori i kompanisë japoneze për njësinë mobile në Evropë.

Sony është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për sistemin operativ Android, pasi që disa nga modelet e saj të telefonave janë shumë të popullarizuar në treg, dhe një marrëveshje me Microsoft vlerësohet se do ti ndihmonte shumë kësaj të fundit. / Telegrafi /