Në Detroit po zhvillohet panairi më i madh i ekspozimit të veturave në SHBA, i quajtur ‘Detroit Auto Show’.
Të gjithë prodhuesit e veturave marrin pjesë në këtë panair me modelet më të fundit të vitit 2018, ndërsa panairi vizitohet nga një numër mjaft i madh njerëzish.
Arnold Schwarzenegger ishte përzgjedhur për të prezantuar modelin e ri G Class të Mercedes Benz, ndërsa edhe Ford riktheu sërish modelin shumë të preferuar, Mustang, transmeton tch.
‘Detroit Auto Show’ startoi më 13 janar dhe do të vijojë të jetë i hapur për publikun deri më 28 Janar.