Modelet e njohura shqiptare, Arta Nitaj, Arta Elezaj dhe Kejvina Kthella, po vazhdojnë të shijojnë jetën në Dubai.
Bukuroshet janë shumë të ndjekura në rrjete sociale, ndërsa i mbajnë fansat tejet të azhurnuar me postime të ndryshme.
Ndërkohë që komentohen vazhdimisht për jetën dhe luksin e madh, ato duket se po argëtohen në masë të madhe.
Mbrëmë vajzat kanë qenë të pranishme në një nga klubet atje, në të cilin performoi artistja e famshme botërore, Stefflon Don.
Yjet kanë publikuar edhe disa pamje e madje edhe fotografi me reperen britanike.
Pavarësisht komenteve e paragjykimeve që iu bëhen, ato ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe prej afro një muajsh.
Krahas fushës së modelingut, Arta Nitaj, Elezaj dhe Kejvina kanë bërë një tërheqje prej kohësh nga televizioni. /Telegrafi/