Armina Mevlani e ka ndjekur nga afër javën e modës në Milano. Modelja shqiptare ka publikuar disa fotografi nga evenimenti i rëndësishëm i modës.
Njëherësh, ajo ka postuar një fotografi edhe me drejtorin kreativ të Cavallit, Peter Dundas. Këtë imazh, bukuroshja e cilësuar si ‘selfien’ më të mirë të këtij eventi.
Nuk ka munguar edhe fotografia e përbashkët me dizajneren Elisabetta Franchi.
Në këtë ngjarje ka qenë e pranishme edhe modelja tjetër shqiptare, Aurela Hoxha, e cila po ashtu ka sjellë imazhe nga Milano. /Telegrafi/