Tani që dimri po largohet pak e nga pak e pranvera ka filluar të duket në horizont, kjo është periudha ideale të fillojmë të mendojmë për një model të ri flokësh që të përputhet me freskinë e stinës.
Pixie – Prerja Pixie konsiston në flokë më të gjatë në pjesën e përparme dhe vetëm një anë.
Këshillë: Në flokë të thatë aplikoni llak mesatar. Më pas me një mashë me nxehtësi mesatare krijoni disa onde shumë të lehta ose të drejta me pjastër. Varet nga dëshira juaj.
“Architectural Bob” – Ky stil është shumë seksi dhe iI thjeshtë njëkohësisht sepse ka një gjatësi e cila vë në pak siluetën e qafës e të shpatullave e në të njëjtën kohë intrigant për shkak të fundeve. Ky model është ideal për femrat që duan një stil dramatik, por nuk janë ende gati për një Pixie.
Këshillë: Aplikoni një serum mbi flokë para se ti thani. Mbasi floku juaj të jetë tharë, me një mashë mesatare krijoni disa onde në pjesën e majave. Për ta përfunduar aplikoni dyllë, po ashtu në maja.
Off-Kilter Lob” – Ky model nxjerr në pah këndet e fytyrës dhe floku hidhet në një anë duke arritur në pjesën e mjekrës ose të shpatullave. Përshtypja është një femër më e sofistikuar.
Këshillë: Aplikoni një serum para se të thani flokët me furçë. Drejtojini me pjastër për t’i bërë të duken më të rregullta dhe përfundojeni me pak llak.
“French Girl Fringe” – Modeli French Girl Fringe është perfekt për femrat që duan të bëjnë një ndryshim port ë mbajnë akoma gjatësinë e flokut. E kush më mirë mund ta prezantonte këtë model sesa Anastasia e ’50 Shades of Grey’?
Këshillë: Thani balluket duke i lëvizur me gishta ndërkohë. Përdorni një furçë të madhe për të tharë pjesën tjetër dhe në fund aplikoni llak jo shumë të fortë.
“Textured Lob” – Ky model është i rregullt deri në gjysmën e gjatësisë e më pas vazhdon si i shpupuritur, shkruan Anabel. I shkon pothuaj të gjitha formave të fytyrës duke theksuar tiparet.
Këshillë: Mbasi të aplikoni një serum mbrojtës, krijoni disa onde duke mbajtur rrënjët dhe majat të drejta. Më pas krihini ato me gishta për të krijuar efektin e çrregullt. /Telegrafi/