Laborghini e ka rritur numrin e modeleve nga Huracane, meqë janë të kërkuar në treg.
Megjithëse kanë ndërtime të ndryshme nën kapak, pamja e tyre e jashtme nuk dallon shumë nga njëra-tjetra, transmeton Telegrafi.
Të gjitha këto super-vetura i kemi para të ndaras, por në videon që mund ta shihni më poshtë, mund t’i shohim këta “familjarë” në një vend, që së bashku kanë 2,344 kuajfuqi.
Tjetër gjë që kanë të përbashkët është qëndrueshmëria, fleksibiliteti dhe mundësia e lëvizjes në shpejtësi të lartë.
Në filmim shihen pronarët e katër makinave të modelit Huracane, që nisen nga katër shtete të ndryshme të Evropës, ndërsa bëhen së bashku në një pistë garash. /Telegrafi/