Telegrafi

Modelet e reja të XBOX dhe PlayStation në E3

Microsoft dhe Sony do t’i bashkëngjiten rivalit të tyre, Nintendos, në ngjarjen ku kjo e fundit do të jap më shumë detaje për konsolën e saj të re, Wii U.

Mirëpo, kësaj radhe duket se nuk do të jetë vetëm Nintendo ajo që do të ofrojë risi për vizitorët në ngjarje, pasi që pritet që në të njëjtën kohë të prezantohen edhe konsolat e reja, përkatësisht versionin e ri të Xbox dhe atë të Sony PlayStation.

Risia tjetër që pritet të paralajmërohet në ngjarje, është edhe dyqani virtual i aplikacioneve në konsolën e Sony, e cila ka premtuar se do të integrojë aplikacione dhe zhvillues në platformën e saj të re dhe modelin e ri të konsolës së famshme të PlayStation. / Telegrafi /