Sipas raporteve të fundit thuhet se Microsoft është duke testuar dy prototipe të reja te telefonit Surface Phone.
Pajisjet e ardhshme të kompanisë pritet të fuqizohen nga procesori Snapdragon 835 i cili sjell 30 për qind rritje të efikasitetit, 27 për qind përmirësim në performancë dhe konsumon 40 për qind më pak energji.
Raporti nga NokiaPowerUser që pohon se ka marrë informatat për modelet prototipe bën të ditur poashtu se njëri prej modeleve të reja do të ketë RAM memorie prej 6GB. Për më shumë, sistemi operativ Windows 10 në telefonat e rinjë do të punojë në 64-bit.
Modeli tjetër pritet të ketë RAM memorie prej 4GB, procesorin Snapdragon 835 dhe poashtu do të punojë me Windows 10 në 64-bit.
Të dy pajisjet e reja pritet të kenë ekran prej 5.5 inçëve të cilësisë QHD. Kompania pritet të bëjë lansimin e telefonave të rinjë në muajt e vonshëm të vitit 2017.