Telegrafi

Modelet e reja të Samsung Galaxy Tab 3, këtë muaj?

Sipas burimeve të reja të informacionit thuhet se të dyja modelet do të paraqiten në treg më vonë gjatë muajit.
Edhe pse nuk janë dhënë specifika zyrtare të tabletëve të rinj të Samsung, thuhet se modelet e reja të Samsung Galaxy Tab 3 do të kenë ngjashmëri të mëdha në procesor dhe karakteristika tjera.

Sipas Sammobile, Samsung Galaxy Tab 3 do të vijë me procesorin dual core Cortex A9 me 1.9Ghz, bashkë me ndërfaqen prej 7 inç ËSVGA, si dhe rezolucionin prej 1024 x 600 pikselëve në 169PPI, plus Android 4.1 Jelly Bean.

Kamerat e Samsung Galaxy Tab 3 do të jenë me 1.3 megapiksel për video-biseda, përkatësisht ajo e pasme do të jetë me 3 megapiksel për foto dhe video. / Telegrafi /