Tani, duket se gjërat kanë filluar të konkretizohen, pasi që duket se Nokia ka vënë një datë të caktuar për lansimin e telefonave të saj, me sistemin e ri operativ, më saktë thuhet se kjo do të ndodhë më 26 tetor 2011.
Kjo datë është publikuar pikërisht në kohën e mbajtjes së Konferencës Botërore të Nokia’s, e cila do të mbahet në Londër më 26 tetor të këtij viti.
Tashmë nuk ka asnjë dyshim se Nokia do t’i lansojë telefonat e saj mobil me Windows Phone 7, ndërsa analistët thonë se kjo është koha dhe vendi i duhur për prezantimin e modeleve të reja të telefonave. / Telegrafi /